Gjatë kësaj jave numërohen votat me kusht dhe publikohen rezultatet përfundimtare - Foto: KALLXO.com

Kandidatja për deputete që nuk mori më shumë se dy vota në zgjedhje

Mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës e shfrytëzuan të drejtën për votim më 14 shkurt të këtij viti.

Por, ani se kjo ishte dalja më e lartë në zgjedhje, kishte kandidat për deputet që nuk mundën t’i marrin më shumë se 2 vota.

Ajo është Valbonë Kryeziu nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI).

Në zgjedhje Kryeziu mori vetëm 2 vota ndërsa partia e saj fitoi vetëm një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sot gjatë ditës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit doli fituese Lëvizja Vetëvendosje e cila siguroi 58 ulëse në Kuvend, e dyta u rendit PDK me 19 deputetë dhe LDK me 15.