Shqipe Pantina - Foto: Atdhe MULLA

Kandidatja lut gratë për votim, thotë se janë të nxëna me punë të shtëpisë

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për Deputete, Shqipe Pantina ka bërë një koment karshi votueseve gra.

Ajo në një tubim duke iu drejtuar specifikisht grave në Kosovë, i ka nxitur të dalin të votojnë edhe pse “janë të zëna me punë të shtëpisë”.

Në videon e publikuar nga KTV, dëgjohet Pantina derisa supozon se gratë të dielën do të jenë të zëna duke u përgatitur për javën.

“Në veçanti më lejoni të ju drejtohem grave dhe vajzave. Të dielën me 6 tetor, e di që jeni të nxëna secila me punë të shpisë për tu përgatitur për fillimin e javës por ndajeni një orë. Ndajeni një orë nga koha e juaj për të dalë, për të votuar për veten tuaj për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për 100 për qind shtet”, tha Pantina.