Kandidatja e NISMA-s për deputete aderon në PDK

Kandidatja për deputete e NISMA Socialdemokrate, Qëndresa Xhema ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci njëherësh anëtar i PDK-së.

“Nga sot, Qëndresë Xhema ish kandidatja e “Nismës Socialdemokrate” për zgjedhjet e 6 tetorit, i bashkohet PDK-së. Qëndresa vlerëson platformën dhe vizionin e PDK-së dhe liderit Kadri Veseli, për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe krijimin e mundësive dhe gjasave të barabarta”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social ‘Facebook’.

Xhema është renditur në numrin 72 në listën e kandidatëve të këtij koalicioni.

Lladrovci thotë gruaja në Drenas “është vlerë e shtuar e pushtetit lokal” e që si rrjedhojë ai shton së e mirëpret aderimin e saj.

Lladrovci i ofroi bashkëpunim për platformën e PDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit.