Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati për kryetar të Mamushës shpreson se deri në gusht 2022 funksionalizohet objekti i i ri i QKMF-së

Kandidati për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniq nga Partia Demokratike Turke e Kosovës ka thënë se deri në gusht të vitit ardhshëm pritet funksionalizimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Tri herë kemi intervenuar për mirëmbajtjen e objektit të QKMF-së. Jemi duke e ndërtuar një objekt të ri me standarde evropiane, rreth 1 milion euro është vlera e investimit që na ka mbështetur Ministria e Shëndetësisë. Po shpresojmë që deri kah gushti në vitin e ardhshëm , do të kalojë komplet shëndetësia në objektin e ri”, tha ai në Debat Pernime.

Në Debat Pernime janë shfaqur pamjet e tualeteve të QKMF-së në Mamushë të cilat duken të pastra, por që kapakët e guasave kanë qenë të dëmtuar. 

Në #DebatPernime janë ftuar kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Mamushës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Kandidatët për kryetar të komunës së Mamushës janë: Abdylhadi Krasniq nga KDTP; Arif Bytyq nga KATP; Iljaz Bajraktar – kandidat i pavarur dhe Riza Kryezi nga IE.

Por pjesë e debatit është vetëm Abdylhadi Krasniq nga KDTP ndërsa kandidatët e tjerë për kryetar të Mamushës nuk kanë ardhë.

Përballë kandidatit të KDTP-së për kryetar të komunës është kandidatja për asambliste në Kuvendin Komunal të Mamushës: Sevgi Mazrek nga KDTP.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.