Kandidati për kryeministër, Lutfi Haziri e Agim Veliu 'bojkotojnë' mbledhjen në LDK

Në mbledhjen e kryesisë së LDK-së ku pritet të caktohet kandidati për kryeministër nuk po marrinë pjesë dy nën-kryetarët e kësaj partie, Lutfi Haziri e Agim Veliu.

KALLXO.com ka dërguar pyetje për mungesën e tyre dhe arsyet e mungesës tek zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, por ai nuk është përgjigjur. Në pyetje nuk janë përgjigjur as Veliu e Haziri.

Kryesia pritet të diskutojë edhe për koalicionet e mundshme për zgjedhjet e ardhshme.