Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i PDK-së tregon se kur ndërtohet sheshi nëse bëhet sërish kryetar i Dragashit 

Kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani ka thënë se beson që deri në qershor të vitit të ardhshëm do të ndërtohet sheshi në Dragash, nëse ai rizgjidhet kryetar komune.

“Për sheshin veç e kemi ndarë buxhetin. Mendoj në qershor duhet me u përmbyll, maj-qershor është ajo koha kur zhvillohen procedurat, besoj që kryhet”, tha ai në Debat Pernime.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Dragashit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Dragashit: Agron Gashi nga AAK; Bexhet Xheladini nga LDK; Kaltrina Salihu nga LVV; Shaban Shabani nga PDK dhe Xhevdet Tahiri nga BKK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Dragashit: Afrore Vjeseli nga LVV; Dijamina Lutfiu nga PDK dhe Afrore Vjeseli LVV dhe Xhylferie Bahtijari Beqiri nga LDK.