Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i PDK-së planifikon rrënimin e Shtëpisë së Kulturës në Lipjan

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Lipjanit, Hyzer Rizani në Debat Pernime ka thënë se e kanë në program rrëzimin e Shtëpisë së Kulturës që është aktualisht në qytet dhe ndërtimin e një objekti të ri, ku do të përfshijë muzeun dhee galerinë.

“Ne kemi paraparë projekt konkret, ky është projekti i Shtëpisë së re te Kulturës në Lipjan, do të kemi muze, galeri dhe një qendër inovacioni. Muzeu do të jetë në vend të Shtëpisë së Kulturës në Lipjan, që vazhdimisht rri mbyllur, do ta ndërtojmë të re. Në mandatin e parë do të përfundojë. Vlera e saj është 710 mijë euro, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Lipjanit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Lipjanit: Adnan Rrustemi nga LVV; Bashkim Budakova nga AAK; Hyzret Rizani nga PDK dhe Imri Ahmeti nga LDK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Lipjanit: Egzona Bytyqi dhe Lumturije Bytyqi Hasani nga PDK; Hyra Bytyçi dhe Safete Amerllahu nga LDK; Majlinda Agushi nga AAK dhe Shahadije Dragaqina nga LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.