Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i pavarur për Vushtrrinë: Me qeverisjen time nuk do të ketë pamje të banjove të papastra    

Kandidati i pavarur për kryetar të Vushtrrisë, Jeton Salihu, në Debat Pernime ka thënë se me qeverisjen e tij nuk do të ketë pamje të banjove të papastra në institucionet shëndetësore në këtë komunë.

“Fondet janë të ndara, mirëpo do të kërkoj menaxhim më efikas, do të kërkoj kontroll të veçantë në stoqet të cilat janë të parapara për këtë çështje, do të rinovojmë tualetet e prishura dhe në qeverisjen time nuk do të ketë këso pamje”, tha ai.

Gjatë debatit, kandidatët për kryetar të Vushtrrisë u përballen me pamje të banjove në QKMF-në e Vushtrrisë, ku nuk ka pasur sapunë dhe as letër tualeti.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Vushtrrisë diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Vushtrrisë: Albert Maxhuni nga Nisma Socialdemokrate; Arsim Rexhepi nga LVV; Ergin Sunguri nga KDTP; Ferit Idrizi nga PDK; Jeton Salihu – kandidat i pavarur; Mensut Ademi nga AAK dhe Xhafer Tahiri nga LDK. 

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë: Ardita Hasani dhe Shqiponjë Mikushnica nga Nisma Socialdemokrate; Amire Ajeti dhe Florina Sadiku nga AAK; Bahrie Ademaj dhe Gresa Muli nga LVV; Gonxhe Halili dhe Kaltrina Haziri LDK; Melihate Basholli Latifi dhe Nurije Halili nga PDK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.