Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i pavarur për Deçanin: S’mund të jetojmë vetëm me asfalt dhe beton

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Deçanit, Isa Elezaj në Debat Pernime ka deklaruar se do të punojnë që të mos ketë vetëm asfalt dhe beton në komunën e Deçanit.

“Do të kërkojmë një qeverisje me duar të pastra dhe drejtor pa aktakuza, por një që duhet me e kuptu kryetari i komunës është që s’mundemi me jetu vetëm me asfaltim dhe beton. Nuk mund të jetojmë me bërllokun që nuk riciklohet e nuk ndahet. Do të kërkojmë dhe do të veprojmë në atë mënyrë që do të kenë shëndet me persona profesionistë”, ka thënë Elezaj.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Deçanit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Deçanit, Ardiana Qorraj nga PDK; Bashkim Ramosaj nga AAK; Hyri Dobrunaj nga LDK; Isa Elezaj – kandidat i pavarur; Orges Tafilaj nga LVV.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Deçanit: Arbnora Dervishaj dhe Diana Krasniqi nga PDK; Fatjona Kuqi dhe Fahrije Haklaj nga LDK; Floriana Hulaj dhe Lendita Berisha nga AAK; Teuta Neziraj dhe Rabije Haklaj nga LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.