Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i pavarur i Gjilanit propozon zhvendosjen e stadiumit të qytetit

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lulzim Bexheti në Debat Pernime ka deklaruar se lokacioni i stadiumit aktual të Gjilanit është i gabuar.

Bexheti ka propozuar ndryshimin e lokacionit, sepse sipas tij, në këtë gjendje ambulanca nuk ka as qasje në rrugën kryesore. Ai shtoi se mund të sjell edhe shembuj nga Finlanda.

“Unë besoj dhe e di se është në vend të gatshme ngase ky stadium është ndërtuar qysh heret. Shembull konkret do të ishte se gjatë një ndeshje, nese stadiumi do të ishte i kompletuar, as ambulanca nuk do të kishte qasje me dal në rrugë kryesore. Për mu, stadiumi është në lokacioni i gabuar”, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Gjilanit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Gjilanit: Alban Hyseni nga LVV; Gani Neziri – kandidat i pavarur; Leonora Morina Bunjaku nga PDK; Lulzim Bexheti – kandidat i pavarur; Lutfi Haziri nga LDK dhe Nazim Gagica nga AAK.

Po ashtu, pjesë e debatit janë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Gjilanit: Albulena Sylejmani nga PD; Arjeta Kastrati nga Vatra; Diana Toska nga LDK; Kaltrina Fazliu nga AKR; Krenare Latifi Kqiku nga LVV dhe Zarife Asllani nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.