Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i Nismës për kryetar të Podujevës: Krejt asfaltin kam me shtru vet

Kandidati nga radhët e Nismës Socialdemokrate për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani në Debat Pernime, duke folur për infrastrukturën në këtë komunë duke së thënë se nëse e merr mandatin, asfaltin do ta shtrojë vet.

“Ju garantojmë se brenda mandatit tonë nëse e marrim mandatin nuk kanë me pas më këta arsye me ardh me lypë votë në bazë të asaj që po shtrojmë asfalt ose po bëjmë diçka sepse ko me i kry krejt këto unë vet”. Nuk do t’ua jap këtë mundësi. Qeshni sa të doni”, tha ai.

Hasani ka kritikuar qeverisjen e LDK-së në Podujevë për gjendjen e infrastrukturës.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Podujevës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Podujevës, Besnik Tahiri nga AAK, Floretë Zejnullahu nga PDK, Gazmend Islami nga OBKD, Shpejtim Bulliqi nga LVV, Xhemajl Hasani nga Nisma.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Podujevës: Adelina Stublla nga LVV, Albana Talla nga AAK, Antoneta Ejupi nga PDK, Arjeta Fetahu nga OBKD, Flakë Ajeti nga PDK, Lirika Maliqi nga LVV, Lirika Humolli nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.