Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i Nismës për kryetar të Kamenicës: Do t'i funksionalizoj këshillet lokale

Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës, Albert Sermaxhaj nga Nisma Socialdemokrate, në Debat Pernime ka thënë se ndër vendimet e para që do të marrë është funksionalizimi i këshilleve lokale.

“Një ndër vendimet e para që do të marrë është funksionalizimi i këshilleve lokale”, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Kamenicës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Kamenicës: Albert Sermaxhaj nga Nisma Socialdemokrate; Faton Jakupi nga AAK; Jeton Biqkaj nga LDK; Kadri Rahimaj nga LVV; Muhamed Kallaba nga PDK dhe Qëndron Kastrati nga PSD.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Kamenicës: Diana Kryeziu nga AAK; Donjeta Ismajli LVV; Egzona Isufi LDK; Jona Arifi nga PDK dhe Shqiponjë Morina nga PSD.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.