Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i LVV-së për kryetar të Shtërpcës: Ndërtimet pa leje në Brezovicë nuk mund të rrënohen

Kandidati për kryetar të Komunës së Shtërpcës, Besim Islami nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë në Debat Pernime se ndërtimet pa leje në drejtim të Brezovicës janë punë e kryer dhe nuk mund të rrënohen.

Ai ka shtuar se për ndërtimet në Brezovicë duhet bërë një strategji.

“Kjo veçse është një akt i kryer, nuk mendoj se ato ndërtime mund të shemben më. Janë legalizuar ashtu qysh janë legalizuar, por duhet të bëhet një strategji dhe të caktohen zona të tjera dhe të mbahet distanca ndërmjet shtëpive të pushimit, të plotësohen kriteret”, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Shtërpcës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në DebatPernime është kandidati për kryetar të komunës së Shtërpcës: Besim Islami nga LVV.

Të ftuar në debat kanë qenë edhe Dalibor Jevtiq nga Listës Serbe; Fikrih Hasani nga Lista Bashkë për Shtërpcën dhe Slavisha Vasiljeviq nga Iniciativa qytetare Liria (GISŠ), por të njëjtit nuk kanë pranuar të jetë pjesë e debatit.

Kandidati i LVV-së përballë Jeta Xharrës do të jap përgjigje se si do të menaxhojnë me pandeminë COVID-19, cilat janë planet për arsim, ambient, kulturë, siguri publike dhe tema të tjera.

Për të qenë përballë kandidatit për kryetar të komunës janë ftuar edhe kandidatet për asambliste në këtë komunë por asnjëra prej tyre nuk ka ardhur në debat.