Foto: Petrit Reçica/ Facebook

Kandidati i LVV-së për asamble 'zyrtarizon' kandidaturën e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Komunën e Prishtinës, Petrit Reçica ka lënë të nënkuptohet se kandidat i LVV-së për kryetar të kryeqytetit është Arben Vitia.

Kjo pasi Reçica përmes një publikimi në Facebook ka shkruar se po i bashkohet ekipit të Arben Vitisë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Me dy javë po e nisi tregimin tem qe po i bashkohem super ekipit të z. Arben Vitia për kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës. Ne zgjedhjet lokale të këtij viti po i bashkohem listës së VV për asamble komunale.  Pasi që bagazhi jem ka të bëjë me gastronomi dhe evente kulturore po mendoj që jom përfaqësues i denjë i këtyre sektorëve”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka treguar publikisht se cili do të jetë kandidati i tyre për të parin/en e Prishtinës.