Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i LVV-së në Ferizaj e vlerëson humbjen në zgjedhje si betejë dhe jo luftë

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani, e ka cilësuar humbjen në Ferizaj, ‘humbje të betejës, por jo të luftës’.

“Deri në zgjedhjet e ardhshme e kemi humbur betejën, por jo luftën”, tha Ramadani për KALLXO.com.

Ferizaj është njëra nga komunat në të cilat nuk do të ketë balotazh.

Kryetari aktual i Ferizajt mori besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 17 tetorit edhe për një mandat tjetër. Agim Aliu si kandidat i PDK-së mori mbi 60% të votave.

Aliu ishte rreth 18 mijë vota para të dytit, që ishte Valon Ramadani i LVV-së.

30 mijë vota kishte Aliu, ndërsa Ramadani i LVV-së rreth 12 mijë e 500, apo më saktë 62,53% të votuesve të 17 tetorit.

Në lidhje me këtë rezultat, Ramadani tha për KALLXO.com se Aliut ia ka uruar fitoren 30 minuta pasi ishin publikuar rezultatet preliminare nga ana e KQZ-së.

“Rezultati në Ferizaj tashmë dihet. Unë fitoren ia kam uruar Agim Aliut pas 30 minutave, por unë do të vazhdoj të ushtroj detyrën si deputet dhe kryetar i qendrës së LVV në Ferizaj”, tha më tej Ramdani.

Zgjedhjet për kryetar të komunës janë mbajtur të dielën e kaluar, më 17 tetor. Nga këto zgjedhje 21 komuna pritet që të shkojnë në balotazh.

Këto janë 21 komunat që pritet të shkojnë në balotazh