Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i LVV-së ia uron fitoren Imri Ahmetit në Lipjan

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendose për kryetar të Lipjanit, Adnan Rrusyemi, is ka uruar fitoren Imri Ahmetit të LDK, pasi sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve ky i fundit është duke prirë me votat në këtë komunë.

Rrustemi ka shkruar në Facebook se LVV-ja është dyfishuar.

“Numërimi i votave përfundoi. Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ne në raport me zgjedhjet lokale jemi më shumë se dyfishim. Asambleistët e zgjedhur të Lëvizjes do të jenë këtu për t’u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik”, ka shkruar Rrustemi.

Sipas të dhënave të fundit, Imri Ahmeti i LDK-së është duke fituar me 57.04%, i ndjekur nga Adnan Rrustemi i LVV-së me 23.22%.

Rezultatet mund t’i ndiqni në kohë reale në këtë LINK.