Kandidati i LVV-së për kryetar të Podujevës: E dhash votën për të ardhmen e komunës sonë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet për të parin e kësaj komune.

Në një adresim para mediave, Bulliqi ka thënë se e ka dhënë votën për të ardhmen e komunës së tij.

“E dhash votën për të ardhmen e komunës sonë për qytetarët tanë, i ftoj qytetarët që të dalin mënyrë masive sot dhe të votojnë për të ardhmen e tyre, shpresojmë sot është ditë e veçantë që të gjithë qytetarët tanë sot të jenë të barabartë. Është prej të paktave ditë që të gjithë ndihen të barabartë”, tha ai.

Bulliqi kërkoi nga qytetarët dhe menaxherët e shkollave që të bëjnë punën e tyre me korrektësinë më të madhe.

“Shpresojmë që në fund të del më i miri dhe ky do të jetë verdikti qytetar”, theksoi kandidati i LVV-së.

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe të Podujevës.