Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i LVV nga diaspora tregon se pse migrojnë njerëzit në Kosovë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mentor Arifaj, që ka qenë pjesë e diasporës në “Kallxo Pernime” ka treguar dy arsyet se pse kanë migruar dhe migrojnë njerëzit nga Kosova.

“Njerëzit largohen apo migrojnë nga Kosova për dy arsye, për arsye politike ose ekonomike. Para 1999 kanë ikur për arsye politike, ndërsa pas 1999 kanë qenë ekonomike. Jo pse nuk e merr veç një pagë, por këtu nuk sheh perspektivë ekonomike”, u shpreh ai.

Sipas tij, LVV po ofron hapësirë për diasporën. Ai ka përmendur edhe vështirësitë që sipas tij janë krijuar nga KQZ për mënyrën e votimit.

“Mundësitë që i ofron LVV për diasporën, ato shihen. Ne kemi me mijëra bashkatdhetarë tanë që ende nuk e kanë të qartë si duhet votuar në këto zgjedhje”, tha ai.

Në anën tjetër, Gani Dreshaj nga AAK tha se ajo çfarë KQZ ka bërë ndaj diasporës me faktin që do t’i verifikojë përmes telefonatës është “turpi i shekullit”.