
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kandidati i Listës Serbe fiton në Mitrovicë të Veriut me rreth 90%
03.12.2020 - 10:40
Në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut të mbajtura më 29 nëntor, kandidati partisë Lista Serbe, Milan Radojeviq, ka fituar bindshëm me 7 mijë e 916 vota, apo 89.5%.
I dyti në këtë garë doli kandidati për kryetar komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq.
Atiq në garën e 29 nëntorit mori 351 vota, apo 4 përqind.
Kandidati i PDK-së, Florent Azemi doli i treti, me 318 vota apo 3.8 përqind të votave.
Ndërsa, kandidati i pavarur, Dusan Milunoviç mori 256 vota apo 2.9 përqind.
Në këtë komunë votuan 8874 votues me të drejtë vote ndërsa dalja në zgjedhje ishte 38.8 përqind.