Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i LDK-së: Secili fshat në Istog do të ketë ndriçim

Kandidati për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka premtuar ndriçim për të gjitha fshatrat e komunës nëse ai fiton në balotazhin e 14 nëntorit.

“Secili fshat i komunës së Istogut, me prioritet zonat urbane dhe zonat që janë rreth shkollave do të kenë ndriçim brenda mandatit”, premtoi ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Istogut po diskutojnë në “Debat Përnime” për balotazhin e 14 nëntorit.

Të ftuar në emision janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Istog: Ilir Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i LDK-së, Ilir Ferati ka siguruar 41,09 për qind të votave, kurse Bekë Berisha nga AAK, ka marrë  26,49 për qind.