Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i LDK-së premton ndërtimin e 5 parqeve në Klinë

Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës Besim Hoti, ka thënë se brenda mandatit do t’i ndërtojë pesë parqe nëse bëhet kryetar.

“Brenda mandatit besoj do t’i ndërtojme 5 parqe, dhe katër hapësira sportive, fillimisht nëpër shkolla me numër të madh të nxënësve, ndërsa 5 parqe do t’i bëjmë brenda mandatit”, tha ai në Debat Pernime. 

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Klinës, diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Klinës; Besim Hoti nga LDK; Esat Raci nga PDK; Lulzim Dragidella nga LVV; Zenun Elezaj nga AAK. 

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Klinës: Fatjona Gashi nga AAK; Marigona Racaj nga LDK; Mendehie Duraku nga PDK; Teuta Mulaj nga LVV.