Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kandidati i LDK-së premton dyfishim të buxhetit për rininë dhe sportin në Obiliq
Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për kryetar të Obiliqit, Mehmet Krasniqi ka premtuar dyfishime të kodeve buxhetore për rininë dhe për sportin.
“Ne zotohemi se do të ketë kod buxhetor të dyfishuar për rininë, kod të dyfishuar për sport, bibliotekë të digjitalizuar, fusha sportive në të gjitha lokalitetet, qendra kulturore në fshatrat më të mëdha”, tha ai në Debat Pernime.
Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Obiliqit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.
Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Obiliqit: Ajet Berisha nga Lëvizja për Bashkim; Halil Thaçi nga LVV; Hanefi Musliu nga PDK; Mehmet Krasniqi nga LDK; Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliq dhe Xhelal Krasniqi nga AAK. Gjithashtu kandidat për kryetar të Obiliqit është edhe Goran Danqetoviq nga Lista Serbe por i njëjti nuk ka ardhë në debat.
Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Obiliqit: Adelina Isufaj nga AKR; Anita Krasniqi nga AAK; Elza Krasniqi nga LVV; Lendita Bekteshi Memishi nga Iniciativa Qytetare për Obiliq; Linda Sadiku Krasniqi nga LDK dhe Nora Preniqi nga Lëvizja për Bashkim.