Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i LDK-së për Dragashin premton të zgjidhë problemin me ujë në fshatrat e Opojës

Kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bexhet Xheladini, tha se në vitin e parë të mandatit do të rregullojnë ujësjellësin në fshatrat e Opojës.

“Burimi ekziston, mjetet ekzistojnë, operatori ekonomik ekziston. Ne do ta kryejmë në vitin e parë të qeverisjes”, premtoi ai në Debat Pernime.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Dragashit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Dragashit: Agron Gashi nga AAK; Bexhet Xheladini nga LDK; Kaltrina Salihu nga LVV; Shaban Shabani nga PDK dhe Xhevdet Tahiri nga BKK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Dragashit: Afrore Vjeseli nga LVV; Dijamina Lutfiu nga PDK dhe Afrore Vjeseli LVV dhe Xhylferie Bahtijari Beqiri nga LDK.