Arbër Grabovci, foto:FACEBOOK

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës tërhiqet nga gara

Arbër Grabovci është tërhequr nga kandidatura për kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Përmes një postimi në Facebook Grabovci ka thënë se po ashtu është është tërhequr edhe nga pozita e kryetarit të degës së AAK-së në këtë komunë.

Sipas tij, këtë vendim e ka marrë për shkak të disa çështjeve personale.

“Për shkak të disa çështjeve personale dhe në konsultim me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, nga sot tërhiqem nga posti i Kryetarit të Degës dhe Kandidatit për Kryetar të Komunës së Pejës. Angazhimet e mija do t’i vazhdoj në kuadër të grupit të asamblistëve të AAK-së, në Kuvendin Komunal të Pejës. Dhe do të jem prore pjesë e Aleancës”, ka shkruar ai.