Qendra e Numërimit dhe rezultateve. Foto: KQZ

Kandidatët për kryetarë të komunave që morën vetëm nga 1 votë nga diaspora

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ai për kryetar të Vushtrrisë nga PDK-ja, Ferit Idrizi dhe kandidati për të parin e Drenasit, po ashtu nga PDK, Ramiz Lladrovci, e kanë marrë vetëm nga një votë nga diaspora.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave nga diaspora për rundin e dytë të zgjedhjeve, që është mbajtur më 14 nëntor.

Për shumicën e kryetarëve të komunave tashmë dihet se sa vota kanë marrë nga diaspora.