Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidatët për komunën e Tearcës premtojnë se do ta blejnë një autoambulancë

Menaxhimi i shëndetësisë është kompetencë e nivelit qendror, megjithatë komuna e Tearcës nuk e ka në posedim asnjë autoambulancë.

Komuna e Tearcës ka nevojë për paktën një ambulancë që të mund të barte pacientët nga Tearca në komunat e afërta urbane.

Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës nga BDI, Nuhi Neziri, tha se problemi në lidhje me autoambulancën është lehtë i realizueshëm dhe se mund të bëhet brenda pak muajve.

“Në kuadër kësaj ambulante që ekziston në vendbanimin tonë, do të rriten përmasat e saj në një shtëpi të shëndetit dhe bashkë me autoambulancën e cila do të transportojë dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, për t’i transportuar pacientët tanë drejtë klinikës në qendër të Tetovës. Kjo do të jetë shumë afër e realizueshme, nuk do të shkoj viti por brenda pak muajve”, tha Neziri.

Ndërsa kandidati nga radhët e PDSh-së, Daut Emini, tha se në vitin 2022 do ta sigurojë autoambulancën.

“Komuna e Tearcës para 16 vitesh ka pas ambulantë 24 orë, ka pas automjet të ndihmës së shpejtë, kurse në katër qeverisje nuk është mundur të sigurohet një automjet. Për këtë duhet të përgjigjet zotëri Neziri, si ka mundësi mos të ketë një ambulantë që punon 24 orë? Tu thuhet qytetarëve mos të sëmuren natën por vetëm ditën, a mos të ketë automjetin e ndihmës së shpejtë. Ndërsa unë menjëherë në vitin 2022 do ta sigurojë”, tha Emini.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e komunës së arajit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.