Kandidatët e disa partive për asamblistë në Podujevë kërkojnë rinumërim të plotë të votave

Argjend Softolli, kandidat për Kuvendin Komunal të Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se së bashku me disa kandidatë të subjekteve të tjera politike kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar rinumërim të plotë të fletëvotimeve nga KQZ.

Kjo sipas tij po bëhet për të ruajtur vullnetin e qytetarëve dhe pas parregullsive që ata kanë hasur gjatë procesit zgjedhor.

Ata i kanë drejtuar ankesë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Softolli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se deri më tani kanë siguruar 60 nënshkrime të personave që kanë kandiduar për një ulëse në Kuvend Komunal.

“Kjo ankesë do të ju dërgohet për nënshkrim edhe kandidatëve për kryetar të Komunës të të gjitha subjekteve politike në Podujevë. Qëllimi i kësaj ankese është të ruhet vullneti i qytetarve i shprehur me votë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar…
Ne kandidatët për Kuvend Komunal të Podujevës nga të gjitha subjektet politike, kemi iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve nga të gjithë kandidatët për Kuvend Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit për të kërkuar rinumërim të plotë të fletëvotimeve.
Deri më tani kemi siguruar mbi 60 nënshkrime të kandidatëve për Kuvend Komunal.
Kjo ankesë do të ju dërgohet për nënshkrim edhe kandidatëve për kryetar të Komunës të të gjitha subjekteve politike në Podujevë.
Qëllimi i kësaj ankese është të ruhet vullneti i qytetarve i shprehur me votë.
Presim që të gjithë kandidatet për kryetar të Komunës t’a nënshkruajnë këtë ankesë:
Floretë Zejnullahu
Ekrem Hyseni
Shpejtim Bulliqi
Besnik Tahiri
Xhemajl Hasani
Gazmend Islami.