Kandidatë të VV-së ankohen në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për votat nga Serbia

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se kjo parti ka ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës ndaj vendimit të djeshëm të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Vendimin e PZAP-së, Rrustemi e ka quajtur politik.

“Të bindur se këto vendime janë politike në thelb e në formë, tre kandidatët tanë, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë të Listës fituese të Lëvizjes, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, e në mbrojtje të së drejtës së tyre si deputetë të zgjedhur, si dhe votën e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftimin e tij në “Facebook”.

“Javë më parë, PZAP, dy herë kishte në dorë ankesën për votat e serbëve, e në dyja rastet i kishte refuzuar. Herën e parë si të palejueshme, herën e tretë si pasafatshme, kurse herën e tretë, e njëjta u bë edhe e lejueshme edhe e afatshme. Por, jo. Vetëm pazari i PZAP-ë u bë vendim, e vendimi i tyre do të mbetët vetëm një devizë e pakëmbyeshme financiarisht”, thuhet tutje në reagimin e Rrustemit.

Ky është reagimi i plotë i Adnan Rrustemit:

Kandidatët tanë mbrojnë mandatet dhe refuzojnë pazaret e PZAP-sëMë 7 nëntor, KQZ shpalli rezultatet përfundimtare,…

Publiée par Adnan Rrustemi sur Mardi 12 novembre 2019