QKUK - Foto: Atdhe Mulla

Kanceri i gjirit, shkaqet, pasojat dhe trajtimi

Megjithëse trajtimi ka përparuar, kanceri i gjirit është një sëmundje që vazhdon të shkaktojë vdekje të shumta në botë.

Muaji tetor është muaji i vetëdijesimit për sëmundjen e kancerit të gjirit.

Gjatë këtij muaji organizohen aktivitete të ndryshme, me qëllim që tu ipen njerëzve sa më shumë informacione në lidhje me këtë sëmundje. Këto organizimeve ngrisin nivelin e vetëdijësimit për kancerin e gjirit, që rezulton me një qasje serioze ndaj saj, për ta parandaluar para se të vie në nivele ku shërimi është më i vështirë

Dr. Sc. Vildane Goga- Çmega, Onkologe në Institutin e Onkologjisë në QKUK, ka folur për KALLXO.com  lidhur me këtë sëmundje.

Vildane Goga- Çmega, Onkologe. FOTO-KALLXO.com

Çfarë është kanceri i gjirit?

Dr. Sc. Vildana Goga Çmega: Historia e kancerit fillon pikërisht me kancerin e gjirit. Normalisht, qelizat e njeriut rriten dhe ndahen, duke formuar qeliza të reja sepse trupi ka nevojë për to. Kur qelizat plaken ose dëmtohen, ato vdesin, dhe qeliza të reja marrin vendin e tyre. Kur kanceri zhvillohet, ky proces i rregullt, ky ekuiliber, prishet. Qelizat bëhen gjithnjë e më jonormale, transformohen. Qelizat e vjetra apo të dëmtuara mbijetojnë, ndërkohë që ato duhet të vdesin dhe formojnë qeliza të reja të cilat nuk janë të nevojshme. Këto qeliza shtesë mund të ndahen pa u ndalur dhe mund të formojnë rritje tumorale. Për shkak të transformimit (që përfshinë një seri alteracionesh gjenetike) qelizat nuk i nënshtrohen më mekanizmave rregullatorë të rritjes normale dhe kjo rritje bëhet: -autonome dhe e pakontrolluar, e kjo rritje e pa kontrolluar e qelizave ne gjendrren e gjirit shkakton kancerin e gjirit.

Niveli i vetëdijes për kancerin e gjirit në Kosovë?

 

Dr. Sc. Vildana Goga Çmega: Fillimi i tetorit nënkupton fillimin e muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit. Muaji i vetëdijësimit të kancerit të gjirit, i shënuar në shumë vende të botës çdo tetor, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje. Po ashtu edhe ne Kosovë krahasuar me vitet e kaluara shihet vetëdije dhe ndërgjegjësim me i madh për këtë sëmundje, pikërisht falë këtij muaji që ndër vite më rrallë shënohet me aktivitete të ndryshme për të ndihmuar gruan ne ngritjen e vëmendjes atëherë kur gruaja nuk posedon asnjë nga simptomat e semundjes në gji.

Kush mund të preket nga kanceri i gjirit?

Dr. Sc. Vildana Goga Çmega: Nga kjo sëmundje preken të dyja gjinitë, si gratë, ashtu edhe burrat. Por më e zakonshme sëmundja është tek gratë. Konkretisht bëhet me dije se kanceri i gjirit prekë të gjitha gratë, por rreziku shtohet me rritjen e moshës. Incidenca më e madhe është në moshën 40-60 vjeçare shifër e cila eshte vërejtur tek 80% e rasteve. Por, pavarësisht kësaj kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha të reja që nga mosha 20 vjeçare.

Çfarë e shkakton kancerin e gjirit?

Dr. Sc. Vildana Goga Çmega: Shkaku i kancerit të gjirit, ashtu si edhe i gjithë kancereve në përgjithësi, nuk është shumë i njohur, përkundër që është shumë i hulumtuar në botë. Por ajo që është e njohur është grupi i faktorëve të riskut. Me çka nënkuptohet se prezenca e këtyre faktorëve tek individët apo popullata, e rrisin incidencën për paraqitje të sëmundjes. Këta faktorë grupohen në dy kategori: “ kategoria e parë që ka të bëjë me faktorë risku të pandryshueshëm të cilët janë prezent dhe nuk mund të ndikohet për t’i ndryshuar, si dhe e dyta faktorë risku të ndryshueshëm, të cilët mund te mbahen nën kontroll.

Faktorët e riskut të pandryshuar

Gjinia.
Të qenit femër është një ndër faktorët kyç që ndikon në shfaqjen e kancerit të gjirit. Gati 99 për qind e të gjitha kancereve të gjirit ndodhin tek femrat. Kanceri i gjirit zhvillohet dhe tek meshkujt, por është shumë i rrallë. Jo, ngaqë gjiri i meshkujve është më pak i zhvilluar por ngaqë nuk është nën ndikimim e ndryshimeve hormonale aq intenzive mujore sikurse gjiri i femrave .

Faktori moshë
Rreziku për të pasur kancer gjiri rritet me rritjen e moshës dhe shumica e kancereve të gjirit ndodhin në moshat mbi 50 vjeç.

Faktor gjenetik
Deri 10% e kancereve të gjirit mendohet të jenë pasojë e një defekti genetik në disa gjene që parandalojnë kancerin ( BRCA 1 dhe BRCA 2 ). Në disa familje me mutacione genetike të tilla, rreziku i hasjes së kancerit të gjirit mund të jetë deri në 80%. Këto kancere priren të zhvillohen në gratë e reja dhe shpesh mund të prekin të dy gjinjtë.

Historia familjare
Gratë të cilat kanë familjarë me lidhje të ngushta gjaku me kancer gjiri, kanë një rrezik më të lartë për t’u prekur prej kancerit të gjirit se pjesa tjetër e popullatës. Rreziku i gruas pothuaj dyfishohet në rastet kur nëna apo motra ka pasur kancer gjiri. Ky rrezik gati trefishohet kur ka pasur dy raste të tilla ndër familjarët e afërt.

Historia personale
Një grua me kancer në njërin gji, ka një rrezik 3-4 herë më të lartë për të zhvilluar kancer të ri në gjirin tjetër apo në një pjesë tjetër të njëjtit gji., sidomos kur kemi të bëjmë me disa tipe të veçanta histopatologjike të kancerit te gjirit .

Indi i gjirit me densitet të lartë
Gratë me ind gjiri me densitet më të lartë kanë rrezik më të lartë për kancer gjiri. Nga ana tjetër, indi i ngjeshur i gjirit e bën më të vështirë kapjen e gjendjeve parakanceroze në mamografi.

Menstruacion i hershëm apo menopauzë e vonshme
Femrat të cilat kanë pasur menstruacion të hershme (para moshës 12 vjeç) ose menopauzë të vonshme (më vonë se mosha 55 vjeç), kanë një rrezik lehtësisht më të lartë për kancer gjiri,shkak i diapazonit kohor me te gjere menstrual.

Gratë me menopauze të hershme <45 vjeç risku relativ 0.73
Gratë me menopauze të vonshme  >55 vjeç risku relativ 1.4

Faktorët që mund të mbahen nën kontroll, dhe qe me kontrollin e tyre mund te parandalohet nje e treta e kancereve te gjirit jane :
•  Lindja e fëmijëve. Gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose që e kanë pasur fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç, kanë një rrezik lehtësisht më të lartë për kancer gjiri. Femra të moshës 20-25 vjeç – reduktim të rrezikut me 50% krahasuar me nulliparet (gratë që nuk kanë lindur asnjëherë).
Ushqyerja me gji. Studimet dëshmojnë se ushqyerja me gji mund ta ul lehtësisht rrezikun nga kanceri i gjirit, sidomos nëse vazhdon për 2 vjet apo më tepër.
Konsumimi i alkoolit dhe duhanit. Thuhet se konsumi i alkoolit është i lidhur qartë me rrezikun e rritur për kancer gjiri dhe rritja e rrezikut ndjekë volumin e alkoolit të konsumuar. Ndërsa për  lidhjen mes duhanit e kancerit të gjirit të dhënat janë jo të mjaftueshme.
Mbipesha dhe kequshqyerja. Obeziteti ose mbipesha sidomos tek grate post menopauzante ( ku prodhimi i estrogjeneve ndodhe pikerisht nga indi dhjamor ).
Dieta me ushqime të pasura me yndyra shtazore dhe te pa kontrolluara.
Mungesa e aktivitetit fizik. Gjithmonë e më tepër janë duke u shtuar faktet që dëshmojnë se aktiviteti fizik sistematik dhe i moderuar e ul rrezikun për kancer gjiri.
( aktivitet fizik mesatarisht 4 ore ne jave )

Cilat janë shenjat e kancerit të gjirit?

Dr. Sc. Vildana Goga Çmega: Njerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë.
Disa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:
• Një gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin, por jo çdo gjëndër në gji është kancer.
• Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.
• Ndryshime të lëkurës së gjirit-skuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.
• Skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit, gropëzim i thithit të gjirit.
• Rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun.
• Dhimbje në gji.
• Fryrja apo ënjtja e krahut nga njëra anë si dhe enjtje e nensjetulles ! Prandaj, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.
• Çdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji,qe gruaja e veren e qe nuk e ka pasur me heret ( ne forme dhe strukture)

A mund të zbulohet herët kanceri i gjirit?

Dr. Sc. Vildana Goga Çmega:  Tri jane metodat e luftës kundër kancerit te gjirit;

  1. Parandalimi,
  2. Zbulumi i hershëm, ku hyjnë metodat për zbulim te hershem ( vetëkontrolli, ekzaminimi klinik, dhe metodat instrumentale Ekografia dhe Mamografia, apo në rast të nevojës edhe metoda më të avancuara ndër të cilat është edhe Rezonanca Magnetike e gjirit ),

3.Trajtimi i duhur dhe specifik.
Dmth: me ndjekje adekuate atëhere kur gruaja nuk ka asnjë simptomatologji apo shqetesim,por nga kontrollat periodike e zbulon këtë problematikë e quajmë zbulim të hershem, ku dhe suksesi ne trajtim dhe sherim eshte maximal.

A mund të bëhet vetëkontrolli i gjirit për simptoma?

Dr. Sc. Vildana Goga Çmega  Nuk dua ta injoroj dhe dekurajoj gruan për vetëkontrollë, por dua të potencoi faktin që një tumëfakt të bëhet i palpueshem duhet përafersisht të kalojne 6 vite, tek nje dekurs konstant të rritjes kanceroze qe ka kanceri i gjirit, me ç’rast per gruan kjo eshte kohë e gjatë e prezencës së semundjes, përkunder mundësisë që të zbulohet shumë më herët me mamografi.

Çfarë është mamografia?

Dr. Sc. Vildana Goga Çmega: Mamografia është një ekzaminim radiologjik që përdoret te gratë nga mosha 40 vjeçare per depistim te hershem te kancerit te gjirit ose si një test diagnostikues te gratë e dyshuara për kancer të gjirit. Mamografia kryhet me një dozë shumë të ulët të rrezeve X dhe për këtë arsye nuk është e rrezikshme për shëndetin e grave.
Kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme ku madhesia e tumorit eshte vetem 3mm.

Gjatë egzaminimit në mamografi, a përjeton pacienti dhimbje?

Dr. Sc. Vildana Goga Çmega: Mamografia mund të kryhet në çdo kohë, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë, apo të dhimbshëm, si për shembull 3-4 ditë mbas menstruacioneve.
Me mamografet modern qe egzistojne ne perdorim tash gruaja nuk ndjen asnjefare dhimbje.

Cilat janë metodat e shërimit nga kanceri i gjirit?

Dr. Sc. Vildana Goga Çmega: Menyrat e të trajtimit të kancerit te gjirit janë :Kirurgjia, Radioterapia dhe Kimioterapia ( ne te gjitha qendrat onkologjike në botë ) ndersa kolonat mbi te cilat nis ky trajtim jane : egzaminimi klinik, imazheria dhe anatomia patologjike. Krahas zhvillimeve në nivelin biologjik dhe gjenetik ka edhe menyra tjera te trajtimit .
Skemat e trajtimit janë të ndryshme në mvarësi nga stadi në të cilën gjendet semundja.

Këshillat

Dr. Sc. Vildana Goga Çmega: Këshilla ime do te ishte që mos te neglizhohet asgjë mbi atë që gruaja vëren në gjirin e saj, qoftë edhe gjykim i pa drejtë është më mirë të paraqitet tek mjeku. Stadin e sëmundjes e ka gruaja vetë në dore, ajo që mbron nga kanceri i gjirit është ndjekja dhe konsultat periodike atëherë kur gruaja nuk ka kurrfarë shqetesimi.
Ndersa per grate e prekura tashme nga kjo semundje dua t’ju them qe mos te ndihen të shqetesuara ngase egzistojnë të gjitha modalitetet e trajtimit efikas si në stadet e hershme po ashtu ne ato te avancuara.