Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane uron Albin Kurtin

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për marrjen e detyrës. Merkel ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për vizitë në Berlin.

“Gëzohem të ju takoj se shpejti në Berlin”, ka shkruar Merkel, në letrën e publikuar në webfaqen e Zyrës së Kancelares gjermane. Kancelarja e Gjermanis ka thënë se  Kosovën e presin detyra të rëndësishme si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe veçanërisht, dialogu për normalizimin me Serbinë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi edhe nga kryeministri i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Xavier Bettel, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës së re në krye të Qeverisë./21Media