Kancelari Scholz i bindur - Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se Gjermania po angazhohet që liberalizimi i vizave për Kosovën të vijë sa më shpejtë.

Scholz pas takimit me Kurtin tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe Gjermani është bindur për këtë.

“Unë e kam thënë edhe me herët, ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejtë sepse kushtet janë plotësuar, dhe ne flasim hapur më të gjithë partnerët që ti bindim, siç jemi bindur ne që moti”, ka thënë Scholz.

Tutje ai ka thënë se Gjermania po angazhohet me këmbëngulje për këtë proces.