Kancelari austriak, Sebastian Kurz

Kancelari Kurz uron Hotin: Austria do të vazhdojë ta mbështes Kosovën

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka uruar Avdullah Hotin për emërimin e tij në postin e kryeministrit.

Kurz i ka ofruar përkrahje Kosovës në rrugën drejt rrugës europiane dhe përparim në dialog me Serbinë.

“Urime Avdullah Hoti për emërimin tuaj si kryeministër i ri i Kosovës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe inkurajojmë përparimin e mëtutjeshëm në Dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Kurz në rrjetin social “Twitter”.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot qeverinë e re të vendit të koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Për qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.