Foto: Kallxo.com

Kanalizimi e kundërmimi në "Rrugën B" pengojnë qarkullimin e qytetarëve

Ujërat e zeza në “Rrugën B”, një nga rrugët më të frekuentuara në Prishtinë, tash e një vit janë bërë problem i qytetarëve që lëvizin në atë zonë.

Qytetarët frekuentues të kësaj rruge po ankohen se po kanë problem në qarkullim pasi që ujërat e zeza po derdhen në trotuar dhe po ua vështirësojnë lëvizjen. Ata po ashtu thanë se po u pengon edhe kundërmimi.

Denis Beqiri, banor i asaj pjese të Prishtinës, thotë se edhe përkundër intervenimit të Komunës, ujërat e zeza përsëri kanë dalë në sipërfaqe.

Foto: Kallxo.com

“Kanë intervenu komuna njëherë ama problemi nuk u zgjidhë. Vazhdon prapë me qenë njëjtë”, theksoi ai.

Në një përgjigje për KALLXO.com, nga Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të kontratave kanë thënë se do të dalin në terren për ta konstatuar gjendjen dhe intervenuar sipas nevojës.

Foto: Kallxo.com

“Një ekip i Drejtorisë do të dalë në teren të verifikojë gjendjen dhe sipas nevojave do të marrim masat e duhura”, thuhet në përgjigje.

Foto: Kallxo.com