FOTO: Screenshot: Policia e Shtetit/Facebook.

Kanabis i ndarë e gati për shitje, Policia e Shtetit kap në flagranc 20 vjeçarin i dyshuar për shitje të drogës

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti po kryente veprimtari penale duke u marrë me lëndë narkotike.

Në bazë të një hetimi të kryer nga policia e Shtetit u finalizua edhe operacioni i koduar si “Tempulli” ndërsa një person ishte arrestuar e një tjetër është  liruar në procedurë të rregullt.

Në bazë të disa informacioneve që posedonte policia përmes rrugëve operative, i arrestuari dyshohej se merrej me shitjen e lëndës së dyshuar narkotike kanabis sativa.

Policia arriti që ta arrestonte në flagrancë shtetasin O. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në banesëntë dyshuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhjetra doza të lëndës narkotike të dyshuara narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë edhe një shtetas i mitur, 14 vjeç, pasi kishte dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme të shtetasit O. V..

Lënda narkotike kanabis sativa, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.