Kampionia më e moshuar e Lojërave Olimpike mbushi 99 vjet

Agnes Keleti, kampionia e lojërave olimpike në gjimnastikë, më e moshuar në botë festoi datëlindjen e 99-të. Kjo kampione e cila është hungarezo-izraelite, po ashtu e mbijetuar e Holokaustit, gjatë jetës së saj u shpërblye me 10 medalje në gjimnastikë, përfshire këtu pesë medalje të arta, në vitin 1952 në lojërat e Helsinkit dhe në vitin 1956, në lojërat olimpike të Melburnit.

Me rastin e datëlindjes, ajo kujtoi arritjet e saja, por edhe tragjeditë që përjetoi në Holokaust. Disa nga familjarët e saj ishin vrarë, por Keleti i mbijetoi atyre tmerreve të asaj kohe, këtë falë ndërrimit të identitetit. Nga Holokausti kishin mbijetuar edhe e ëma e saj dhe motra, ndërkohë që babai i saj ishte ekzekutuar në Auschwitz.

Kampionia më e moshuar disa dekada jetoi në Izrael, ku edhe mësoi gjimnastikën. E para disa vitesh, u kthye në Budapest. Ajo në intervistë për media tha një gjë shumë të rëndësishme për çdo fëmijë. Sipas saj, fëmijët duhet të mësojnë të shijojnë jetën. Kjo 99 vjeçare për sukseset e saja tashmë është shpërblyer edhe me një radhë çmimesh, përfshirë këtu çmimin e nderit në Izrael në vitin 2017, që konsiderohet nderi më i lartë në këtë shtet./21Media