Kamioni përplas autobusin, 12 të vdekur

Një autobus u përplas me një kamion në Sllovaki të mërkurën, ku nga ky aksident mbetën të vdekur të paktën 12 persona dhe 17 të tjerë të lënduar. Faqja e lajmeve në internet tvnoviny.sk raportoi se autobusi transportonte nxënës të shkollave të mesme. Ministri i Shëndetësisë Andrea Kalavska, i cili ishte në vendin e ngjarjes, tha se katër nga personat që humbën jetën ishin fëmijë, por nuk e treguan moshën e tyre. Aksidenti ndodhi në Nitranske Hrnciarovce, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Bratislava në rreth orës 01:00.

Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini ka thënë se ai do ta ndërpresë një vizitë zyrtarë në Qipro një ditë më herët për t’u kthyer në Sllovaki. Ky ishte aksidenti më i përgjakshëm rrugor në një dekadë që ka ndodhur në këtë shtet, ka thënë policia./21Media