Kamioni godet këmbësorin në Rrugën B në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën B në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar një këmbësor i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot reth orës 12:00, në Rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku  në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i  cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i  trafikut”, ka thënë Ahmeti.