Ilustrim

Kamioni godet dy vetura në rrugën Gjilan- Kamenicë

Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth një ore në rrugën Gjilan- Kamenicë, saktësisht në afërsi të Banjës së Dobërqanit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka treguar se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

“Po mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident me dëme materiale. Një kamion i ka goditur dy vetura të parkuara anash rrugës”, ka thënë Hashani.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga ky aksident.