Kamioni dhe vetura përfshihen në aksident trafiku në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, saktësisht në afërsi të shkollës fillore Mihal Grameno.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Në bazë të fotografive, vetura ka pësuar dëme materiale, por nuk dihet nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti.

Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dal njësitet policore dhe po merren me rastin.