Kamioni del nga rruga në afërsi të Grykës së Dollcit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të Grykës së Dollcit, në rrugën Prishtinë- Pejë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com ku shihet se një kamion ka dalur jashtë rrugës dhe është aksidentuar.

Nuk dihet ende nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti trafiku.