Ilustrim

Kamioneta godet këmbësoren në Prizren

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur mbrëmë në Prizren.

Sipas policisë, i dyshuari shtetas i huaj derisa ishte duke drejtuar kamionetën, ka goditur këmbësoren.

Policia ka bërë të ditur se viktima e këtij rasti pas tretmanit mjekësor është liruar.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.