Kamerat ilegale në veri të Kosovës - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po të transmetohet debati për kamerat ilegale në veri të Kosovës.

Kush i kontrollon kamerat e sigurisë në veri?

A duhet të nisin hetime nga prokuroria?

A është Kosova në një situatë ku nuk po arrihet të vendoset rendi dhe ligji në veri?

A është e mundur që policia nuk e di se kush i mbikëqyr rrugët publike?

Të ftuar janë: Enver Dugolli nga Komisioni parlamentar për Siguri, ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, kryeredaktori i KALLXO.com Kreshnik Gashi dhe ish-prokurori Sylë Hoxha.

Mbrëmë në emisionin “Kallxo Përnime” është transmetuar hulumtimi për dhjetëra kamera në zona publike, të cilat nuk i kontrollojnë institucionet e shtetit dhe nuk dihet se kush i kontrollon.

Kush i kontrollon kamerat e vendosura në disa lokacione në veri të Kosovës?

www.kallxo.com