Kamerat e fshehura të KALLXO.com filmojnë 'Haraçin" e policisë në Shqipëri dhe Mal të Zi

 

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamjet ekskluzive si Policia e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi u marrin haraç kompanive turistike të Kosovës në pikën kufitare mes këtyre dy shteteve në Muriqan.

Emisioni transmetoi pamje se si këta shoferë i fusin paratë në dokumente për t’i dorëzuar me pas te policët dhe doganierët e kufirit të Malit të Zi.

Siç shihet edhe në pamje dhe nga biseda e shoferit, paratë përfundojnë te policët kufitarë të pikës kufitare të Muriqanit.

Gazetari: Në krejt kufijtë jepni pare kështu a?

Shoferi: Krejt valla.

Gazetari: E kah të hyni në Kosovë?

Shoferi: Jo në Kosovë jo, këta të Kosovës nuk marrin s’guxojnë. Me ba me të nxanë, të kallin.

Gazetari: E atje në Mal të Zi kur hyni në Shqipëri?

Shoferi: Atje po more, nga 5 euro kështu. S’ki çka me bo veç me kalu ma shpejt me ja nisë me më malltretu, t’i nxjerr udhëtarët jashtë, të mban një orë aty, aq pare i harxhon autobusi naftë, 5 euro i jep dhe ec.

Emisionin Drejtësia në Kosovë mund ta ndiqni të plotë në linkun e mëposhtëm.