Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kamenicë: VV e PSD shkojnë në balotazh

Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastratit do t’i duhet që të ballafaqohet në balotazh me kandidatin e LVV-së, Kadri Rahimaj.

Kur janë numëruar rreth 60% të votave, Qëndron Kastrati ka 32.86%. Ndërsa kandidati i LVV-së, Kadri Rahimja 29.25%.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale, mund t’i gjeni në këtë link, i cili është vënë në dispozicion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.