ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Kamenicë, vidhen para në arkën e xhamisë

Një vjedhje e rëndë është kryer në xhaminë e fshatit Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 19 janar.

Persona deri më tani të panjohur kanë hapur me forcë arkën e xhamisë nga ku janë vjedhur paratë vlera e të cilave nuk dihet.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i  shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet.