Foto: Ilustrim

Kamenicë, vdes një person pas rrokullisjes me traktor

Një person ka vdekur pasi i njëjti dyshohet se është rrokullisur me traktor.

Rasti ka ndodhur në Kamenicë, njoftoi Policia e Kosovës të hënën.

“Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është  rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar  djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor” – thuhet tutje në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.