Ilustrim

Kamenicë, shtiret si inspektor dhe kërcënon një pronare biznesi me gjobë 11 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Rogoqicë të Kamenicës pasi që i njëjti dyshohet se kishte mashtruar një biznesmene nga Shqipëria e cila kishte hapur një biznes në Kamenicë.

I dyshuari ishte prezantuar tek viktima si zyrtar i Inspektor i Nivelit Qendror dhe kishte kërkuar nga pronarja e biznesit 400 euro për t’i rregulluar dokumentacionin ose në të kundërtën do t’i shqiptonte gjobë prej 11 mijë euro.

I njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pas konsultimit me Prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.