Ilustrim

Kamenicë, Policia has në furgonin e braktisur, në të cilin kishte disa dhi

Policia Kufitare e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni të zhvilluar të premten rreth orës 22:00 në fshatin Novosellë të Kamenicës ka hasur në një furgon të braktisur.

Furgoni, sipas Policisë, ishte i ngarkuar me disa krerë dhish të racave të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, furgoni është konfiskuar, ndërsa kafshët i janë dorëzuar Doganës për procedura të mëtutjeshme.

Rasti po trajtohet si kontrabandë me kafshë.