ILUSTRIM: Kosovo Police/ Facebook

Kamenicë, Policia arreston 76-vjeçarin, kërkohej nga Gjykata si i dënuar lidhur me një aksident

Sh.B. 76-vjeçar nga Kamenica është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Organet  e rendit kanë njoftuar se Sh.B ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej një viti në lidhje me një aksident trafiku.

Personi i arrestuar pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.