Foto: Qëndron Kastrati/Facebook

Kamenicë, një kompani turke dhuron 500 mantele, 300 maska e 60 dezinfektues

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar që Komuna e udhëhequr nga ai ka pranuar materiale mbrojtëse për stafin mjekësor të QKMF-së si donacion nga një kompani turke.

“Kompania turke Air Energy e cila ka investuar në energjinë me erë në Kikë, ka sjellë donacion materiale mbrojtëse për stafin mjekësor të QKMF-së. Në këto ditë sfiduese për ne, jam i lumtur që të gjithë kemi krijuar unitet në parandalimin e virusit SARS-CoV-2”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Komuna e Kamenicës ka njoftuar që ka pranuar 500 mantele sterile, 500 kalaqe, 300 maska, 60 dezinfektues me bazë alkooli dhe 300 doreza.